Kalo te lënda

Bujar Nishani, President i Republikës së Shqipërisë

Bujar Nishani është zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë. Ai ka siguruar 73 vota për të marrë mandatin e Presidentit.

Në këtë mënyrë, i jepet fund maratonës së raundeve të zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Kujtojmë se para Nishanit, kandidat i propozuar nga mazhoranca shqiptare, ishte Artan Hoxha i cili dha dorëheqje në momentin që duhej të niste votimi në parlament.

Opozita shqiptare nuk ka marrë pjesë në këtë votim .