Beqiri: Rugova nuk “bekoi” formimin e SHIK-ut
Ismet Beqiri e vlerëson absurd pretendimin e deputetit të Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, se ngurrimi i LDK-së për të bërë hetim parlamentar për SHIK-un ndërlidhet me faktin se Sigurimi i Atdheut duket se ka qenë një “filialë e SHIK-ut”.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” i ka mohuar edhe pretendimet se SHIK-u u krijua edhe me bekimin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, në kuadër të marrëveshjeve për krijimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.
Ndërkohë, Beqiri ka ritheksuar se Qeveria duhet t’i braktisë bisedimet me Serbinë, për shkak se nuk ka pasur kurrfarë përfitimesh prej tyre./Indeksonline/