Kalo te lënda

Agani: Kërkojnë shantazhimin e Qeverisë

Largimet e disa anëtarëve të Partisë së Drejtësisë (PD), kryetari i këtij subjekti politik, Ferid Agani i vlerëson se veprime të pamenduara mirë, si pasojë e humbjes së durimit në rrugëtimin e gjatë politik të PD-së. Ai thotë se PD-ja nuk synon shantazhimin e Qeverisë, siç vlerësohet se kërkojnë “të pakënaqurit në PD”.

Duke komentuar akuzat se ka “tradhtuar elektoratin”, Agani ka thënë se PD-ja do t’i plotësonte të gjitha premtimet elektorale sikur besimi i qytetarëve i shprehur me votat e tyre të ishte më i madh.

“Me fuqi politike të rreth 4 për qind të elektoratit është e pamundur që të realizohen në një afat të shkurtër të gjitha premtimet elektorale”, ka thënë Agani për “Tribuna Shqiptare”.

Ministri aktual i shëndetësisë thotë se PD-ja nuk synon shantazhimin e Qeverisë, siç vlerësohet se kërkojnë “të pakënaqurit”.

Sipas tij, diçka e tillë do të ishte kundër synimeve shtetndërtuese. Ndërkohë, thotë se angazhimet e tij nuk i dëmtojnë akuzat që vijnë nga dy krahë të kundërt: Se promovon ideologji vehabiste, ose se e ka mashtruar “elektoratin mysliman” vetëm për të marrë pushtet.

Ndërkaq, Agani thotë se shëndetësia nuk po e ka vendin e duhur në mesin e prioriteteve kur bëhen ndarjet buxhetore. /Telegrafi/