Zgjedhja e Presidenti, nis takimi Berisha -Rama -Meta
Emri më shumë i mundshëm për të qenë kryetarja e re e shtetit dhe për herë të parë një presidente grua në Shqipëri, është ai i Vitore Tushës, një propozim direkt nga Partia Socialiste dhe që po gjen përkrahje dhe nga mazhoranca.
Sakaq, sot u spekulua dhe për katër emra të propozuar nga mazhoranca, ministri i Brendshëm Bujar Nishani, ai i Mbrojtjes, Arben Imami analisti Artan Hoxha, Petraq Milo.
Emri më shumë i mundshëm për të qenë kryetarja e re e shtetit dhe për herë të parë një presidente grua në Shqipëri, është ai i Vitore Tushës, një propozim direkt nga Partia Socialiste dhe që po gjen përkrahje dhe nga mazhoranca, raporton NOA.
Interesant është fakti se në vitin 2008 kur Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dorëzoi gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Presidencë, dekretin e emërimit anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, pjesëmarrja ishte e gjerë nga të gjitha palët politike.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë dy nënkryetarët e Kuvendit, Fatos Beja dheYlli Bufi, Enkelejd Alibeaj, atëherë Ministër i Drejtësisë; Thimio Kondi, Kryetar i Gjykatës së Lartë; Ermir Dobjani, atëherë Avokat i Popullit; Ina Rama, Prokurore e Përgjithshme; Ardjan Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë; Robert Çeku, atëherë kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Fatmira Laska, atëherë kryetare e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Gjithashtu ishin të pranishëm edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: kryetari z. Vladimir Kristo, Xhezair Zaganori, Gjergji Sauli, Fehmi Abdiu, Kujtim Puto, Petrit Plloçi, Sokol Sadushi dhe Sokol Berberi.
Sakaq, sot u spekulua dhe për katër emra të propozuar direkt nga mazhoranca, ministri i Brendshëm Bujar Nishani, ai i Mbrojtjes, Arben Imami analisti Artan Hoxha, Petraq Milo.