Vrasja e numrit 2 të al-Kaedës rrit shpresa të mëtejshme
Vdekja e Abu Jahja al-Libit, të dytit në komandë vrarë nga një goditje me drone nga SHBA këtë javë në Pakistan, është një humbje dobësuese për organizatën terroriste, thanë analistët në Ballkan dhe Turqi.
“Kjo nuk është vetëm një goditje për vetë al-Kaedën, por gjithashtu një mesazh i qartë për të gjithë terroristët në rajonin tonë, veçanërisht krerët e tyre se, pavarësisht sa janë të mirëpërgatitur e të rrezikshëm, nuk ka më mosndëshkim për ta dhe [ata] nuk mund të vrasin njerëz të pafajshëm e të fshihen apo të ikin në këtë botë të globalizuar,” i tha SETimes Kamer Kasim, analist i al-Kaedës në Organizatën e Kërkimit Strategjik me bazë në Ankara.
Al-Libi, me origjinë libiane, 49 vjeç, ishte i ngarkuar për operacionet e al-Kaedës në nivelet më të larta dhe ishte pika kryesore e grupit për mbajtjen e lidhjeve me militantët anëtarë rreth e rrotull botës.
Ndërsa al-Libi ishte një figurë e shquar midis rretheve xhihadiste, rëndësia e tij u rrit veçanërisht pasi iku nga një qëndër burgimi e NATO-s në bazën ajrore të Bagramit në Afganistan në 2005.
“Kjo vdekje është goditja më e rëndësishme për grupin terrorist që kur u vra Osama bin Laden vitin e kaluar, bile në disa pika, më e rëndësishme dhe se ajo,” tha Serhat Erkmen, asisstent profesor në Universitetin Ahi Egran, i cili ka kryer studim mbi al-Kaedën që nga 1999.
Igor Tabak, analist i sigurisë kombëtare me bazë në Kroaci dhe ish ekspert i komitetit të mbrojtjes të parlamentit, tha se vdekja e al-Libit pakëson organizatën në përgjithësi pasi duke ” nxjerrë jashtë loje krerët e fortë dhe me përvojë, ata humbasin pjesë të potencialit të tyre goditës por gjithashtu janë të detyruar të rekrutojnë, të besojnë në njerëz të rinj dhe të papërvojë.”
“Kjo ngre shansin e dështimit, por gjithashtu të një infiltrimi të suksesshëm nga autoritete të ndryshme anti-terroriste,” tha ai.
Erkmen tha se ndërsa bin Laden mbetej një udhëheqës themelues dhe ideologjik i organizatës terroriste, al-Libi ishte në këshillin qeverisës dhe drejtonte operacionet praktike dhe luante “një rol të rëndësishëm moral, si fytyra publike e terrorit dhe gjithashtu një planifikues i goditjeve të reja të vendeve perëndimore.”
Misioni i fundit i al-Libit ishte nga sa thuhet ngritja e një grupi militant islamik të pranishëm në Libi.
“Në qoftë se dikush dyshon se vdekja e krerëve të al-Kaedës dobëson terroristët dhe ka efekt të madh në aftësitë e grupit për të kryer sulme, kjo është krejtësisht një qasje naive,” i tha Erkmen SETimes. “Natyrisht, terroristët mund të krijojnë kurdoherë krerë të rinj; por nuk është askush tani që të jetë qoftë pranë për të zëvendësuar figurën që al-Kaeda sapo humbi.”
Kenan Erturk, kreu i Qendrës së Kërkimit të Terrorizmit në Institutin Turqia në Shekullin e 21-të, një institucion kërkimor me bazë në Stamboll, tha se përveç SHBA dhe aleatëve të tij, Turqia qe synuar nga al-Kaeda për shkak të anëtarësimit të saj në NATO.
Al-Kaeda ka qenë prapa disa sulmeve të profilit të lartë në Turqi, duke përfshirë bombat në ndërtesën e HSBC, dy sinagogat dhe një sulm ndaj konsullatës britanike në Stamboll në 2003, duke vrarë 57 vetë dhe duke plagosur qin
Ndërkohë, tha Erturk, kërcënimi në rajon mbetet, pasi terroristët janë ende të aftë të operojnë “nga Siria në Evropë.”
“Fatkeqësisht, aleatët tanë, nga Lindja në Perëndim dështuan të krijojnë një platformë të tërë ndërkombëtare kundër të gjitha pjesëve të armëve të terrorit,” i tha ai SETimes, duke shtuar se mosmarrëveshjet e fundit lidhur me Sirinë “ku situata po bëhet më përfituese për terroristët,” është një shembull.
Për Ruhi Açikgoz, deputet i AKP dhe anëtar i komitetit të mbrojtjes kombëtare të parlamentit, vdekja e një zëvendës udhëheqësi të al-Kaedës “do të sjellë lehtësim të madh për njerëzit anembanë botës ndërsa shënon një tjetër sfidë për të menduar se si të qëndrojmë të bashkuar.”
Operacioni i fundit ndjek nga afër nismat e përbashkëta nga SHBA, Evropa dhe Turqias për të luftuar terrorizmin, i tha ai SETimes.
dra.