Tragjedi në Bulqizë, mbyten dy fëmijë në një gropë uji
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bulqizë pasditen e së shtunës. Dy fëmijë janë mbytur në një gropë uji. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, por vetëm gjatë natës familjarët kanë arritur të gjejnë trupat e dy fëmijëve.
Dy kushërinjtë me inicialet Gj. Rushi dhe R. Rushi, 10 vjeç dhe 11 vjeç janë larguar nga banesa ditën e djeshme dhe familjarët kanë qenë në kërkim të tyre. Mendohet se kanë rënë aksidentalisht në një gropë të madhe uji, njofton Noa.
Gjatë orëve të vona të natës është bërë dhe nxjerra e trupave të fëmijëve nga gropa masive me ujë.