Tetë vjet burg për truprojën, vrau në ditën e parë të punës
Dita e parë e punës si truprojë në një disko ka shkuar keq për Kujtim Prengën, i cili gjatë një konflikti me një grup personash, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar për vdekje njërin prej të rinjve.
Vetëm pak ditë më parë Gjykata e Tiranës, vendosi të deklarojë fajtor Kujtim Prengën, për veprën penale të ‘Vrasjes me dashje’ dhe ta dënojë me 8 vite burg njofton BalkanWeb, derisa me 10 mijë lekë gjobë ka dënuar Kastriot Ballën për ‘Moskallëzim krimi’, pasi ky i fundit nuk i ka treguar policisë rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/