Kalo te lënda

Stefanoviq: Nikoliq po luan me ‘telashet” e serbëve të Kosovës

Autoritetet e Prishtinës po e shfrytëzojnë këtë periudhë kalimtare deri në formimin e Qeverisë së Serbisë dhe po hulumtojnë reagimet e Serbisë e të Tomislav Nikoliqit, ka thwnw shefi i grupit negociator të Serbisë në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, Borislav Stefanoviq, transmeton koha.

Mirëpo, sipas Stefanoviqit, atë çka po bënë presidenti serb, lansimin e parullave politike, mistifikimin dhe zbulimin nga ai të do farë “marrëveshje dhe nënshkrime të fshehta” me palën prishtinase, është një lojë me serbët në Kosovë, të cilët gjenden në situatë të vështirë.

Stefanoviq ka thwnw se fyerja e zjarrit është përfundimisht kundërproduktive dhe e dëmshme për interesat e Serbisë./Indekosnline/