Nga Gjermania në Kosovë eci këmbë
Në nderë të 13 përvjetori të marrëveshjës teknike ushtarake të Kumanovës dhe të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, gazetari Maxhun Smajli ka 75 ditë që ec këmbë nga Gjermania. Në këtë marsh simbolik, ai sot arriti në Qafë-Prush, në pikën kufitare Shqipëri – Kosovë. E si destinim kryesor e ka Kosharen, ku pritet të arrij pasnesër pikërisht në 12 qershor që njihet si dita e çlirimit të Kosovës.