Kroaci-Irlandë: 1-1
Ndeshja e radhës në komentin Live është ajo ndërmjet Kroacisë dhe Irlon zyrtare nga kjo ndeshje janë këto.
Kroacia: (4-4-2): Pletikosa; Srna, Corluka, Schildenfeld, Strinic; Rakitic, Vukojevic, Modric, Perisic; Mandzukic, Jelavic
Republika e Irlandës: (4-4-2): Given; O’Shea, Dunne, St Ledger, Ward; McGeady, Whelan, Andreës, Duff; Keane, Doyle.
Starton ndeshja.
Minuta 3 Mandzukic shënon gol për Kroacinë, që shënon pothuajse nga 12 metra me kokë.
Ky është goli më i shpejtë deri më tani në Euro 2012.
Kroatët e kanë nisur me furi ndeshjen.
Kalojnë edhe 10 minutat e parë të lojës, lojë e hapur dhe me epërsi të kroatëve.
Korneri i dytë për Kroacinë, por asgjë nga ky rast.
Minuta e 18 ende rezultati 1 me 0 për Kroacinë,por me orvatje të irlandezëve për të shënuar.
Dhe goooool, shënon Irlanda, përmes një goli të StLedger në min. 19.
Min 22, godet Perisiç, por pret Given.
Kalojnë 30 minutat e pjesëlojës së parë, lojë e hapur nga të dy palët.
Min. 33 goditje e fortë nga Modriç,por në vend Given.
Min. 40, një lojë pak a shumë e barabartë, një lojë që zhvillohet kryesisht me pasime në mesfushë, dhe me pak raste për shënim.
Dhe shënon goool Jelaviç, në min. 42, pas një hutimi në mbrojtjen irlandeze.
Karton i verdhë për Andrews.
Rast për Kroacinë,por për pak nuk arrinë të shënojë me kokë Perisiç.
Dhe përfundon pjesëloja e parë, me rezultat 2 me 1 për Kroacinë.
Fillon pjesa e dytë e lojës ndërmjet Kroacisë dhe Irlandës.
Minuta e 47 dhe gooooooool, shënon përsëri Mandzukiç, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm 3 me 1 në favor të Kroacisë.
Dhe ndëshkohet me karton të verdhë L. Modriç.
Zëvëndësime te Irlanda, largohen nga loja McGeady dhe Doyle, në lojë Cox dhe Walters.
Min. e 60, ende rezultati 3 me 1 për Kroacinë, dhe me orvatje të irlandezëve për të bërë diç më tepër.
Min. 70, lojë e hapur dhe po me të njëjtin rezultat, 3 me 1 në favor të kroatëve.
Zëvëndësim te Kroacia, nga loja del Jelaviç, në lojë N. Kranjçar.
Zëvëndësim edhe te Iralnda, nga loja del R. Keane, në lojë Sh. Long.
Rast për Kroacinë, por për pak nuk arrinë të shënojë, Rakitiç.
Godtije me kokë nga Andrews, por pret Pletikosa.
Kemi hyrë në min. 80, Kroacia ende në epërsi prej 2 golash, dhe me një Irlandë që mundohet të vije deri te goli, por që nuk po ia arrin dot.
N. Kranjçar, ndëshkohet me karton të verdhë.
Zëvëndësim te Kroacia në lojë inkuadrohet Eduardo, nga loja del Perisiç.
Rast për Andrews,por për pak nuk arrinë të shënoj me kokë.
Tjetër zëvëndësim te Kroacia, nga loja del Rakitiç, në lojë inkuadrohet Dujmoviç.
Dhe përfundon ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Irlandës me rezultatin e përgjtihshëm 3 me 1, në favor të kroatëve.