Jahjaga në krye të shteti deri më 2016
Presidentja Atifete Jahjaga, nuk pajtohet t’i shkurtohet mandati pesëvjeçar.Pas pak më shumë se një vit në krye të shtetit, Atifete Jahjaga, ka vendosur ta shpërfillë marrëveshjen Thaçi-Mustafa-Pacolli, shkruan koha.
Ajo e konsideron shkurtimin e mandatit presidencial si antikushtetues dhe këtë mospajtim, presidentja Jahjaga e ka shprehur me letër në Gjykatën Kushtetuese.
Me këtë veprim, Jahjaga i ka irrituar aktorët që e kanë bërë presidente. Ata kërkojnë prej saj që ta respektojë marrëveshjen që e kishte pranuar para ambasadorit Dell./Indeksonline/