Dy ministra “shkojnë në shtëpi”!
Dy ministra të Qeverisë së Kosovës, anëtarë të PDK-së, së shpejti mund të mbeten “pa punë”, meqenëse shefi i qeverisë, Hashim Thaçi, është i pakënaqur me performancën e tyre të deritashme dhe me përfoljet për skandale të ndryshme.
Burime të afërta me PDK-në, i kanë thënë “Zërit” se brenda një kohe jo shumë të gjatë kabineti qeveritar do të pësojnë ndryshime, porse Thaçi është duke e përgatitur terrenin që këto ndryshime të mos ia “tronditin” partinë.
“Në plan janë dy ministra, por mund të ketë edhe ndryshime të tjera. Kryeministri i ka dy opsione para vetes, ose do t’i largojë këta dy ministra këto ditë, pasi të kthehet nga Japonia, ose do t’i largojë kah fundi i verës” ka thënë ky burim./Indeksonline/