Derbi i sotëm Spanjë – Itali
Sot në stadiumin Gdanjsk në ora 18.00 do të jetë ndeshja e grupit C, një derbi midis Spanjës dhe Italisë në Kampionatin Evropian Euro 2012.
Trajneri i spanjollëve, Vincente Del Bosque deklaroi se futbollistët e tij presin të jenë të suksesshëm në lojë dhe të fitojnë këtë garë të madhe.
“Kemi qëllimin që të bëjmë atë që askush se ka bërë më parë dhe kjo është e mundshme. Por nuk duhet që të lëshohemi, sepse do të jetë një gabim i madh”, theksoi Del Bosque.
Në përbërjen e Spanjës nuk do të jenë lojtarët kyç David Villa dhe Pujol, për shkak të lëndimeve, por spanjollët edhe përkundër mungesës së këtyre lojtarëve kanë fituar tre ndeshjet e fundit miqësore.

Nga ana tjetër, Italia ka kaluar përmes një muaji të ferrit. Kjo ka ndodhur pas skandalit të ndeshjeve të trukuara, ndërsa Prandeli për shkak të kësaj u detyrua që nga kombëtarja të largojë lojtarin defanizv Domenik Krishi.
“Spanja është shumë e fortë, por i kemi sfiduar dhe kemi treguar se askush nuk është i pamundur. Ekipi im ka karakter, cilësi dhe guxim”, ka theksuar Prandeli, i cili në sulm ka siguruar Balotellin dhe Kasanon.
Nga kampi i spanjollëve, Albiol do të zëvendësojë Pujolin, ndërsa në zemër të mbrojtjes janë Ramos dhe Pike. Bosque ka vendosur që në stol të lë Torresin, ndërsa nga minuta e parë ta nxjerrë në fushë sulmuesin Negredo.