Kalo te lënda

Bertina, vitin tjetër në nje tjeter ‘reality-show’?

Një dëshirë e shprehur me zë apo nën zë, por gjithsesi një dëshirë e dukshme. Bertina Mehmeti, një nga ish-banoret e “Big Brother” ka preferuar të shohë nga afër garën që zhvillohet me “yjet” që kërcejnë në “Dancing with the stars”. Mbrëmjen e së enjtes ajo ka qenë e shoqëruar nga një ish-pjesëmarrës i këtij shou, nga gazetari dhe opinionisti i njohur, Arjan Konomi. Bertina ka shijuar gjatë gjithë kohës spektaklin dhe ku i dihet…ndoshta vitin që vjen do të jetë ajo një nga “yjet” që do të kërcejnë në atë skenë. Pjesë e këtij spektakli janë bërë në vitet e kaluara ish-banorë karizmatikë të “Big Brother”, e pse jo do të ishte bukur që fansat të shihnin edhe Bertinën në një eksperiencë kaq të bukur sa është kërcimi