Kalo te lënda

Arrestohen 10 aktivistë të Vetëvendosjes në Prizren

Janë arrestuar 10 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të dielën rreth orës 8:30 në Prizren gjatë aktivitetit për stolisjen me flamurin kombëtar në nder të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate lëvizja Vetëvendosje. Vetëvendosje ka bërë të ditur se të arrestuarit janë: Artan Abrashi, Drilon Zyba, Luan Hoti, Shpend Zyba, Arlind Manxhuka, Alfred Bobaj, Qendrim Hoxha, Liridon Qenaj, Sabir Osmani dhe Shkodran Kabashi. Vetëvendosje këto arrestime i quan plotësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e datës së sotme. Arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes e ka bërë të ditur edhe Qendra Rajonale e KMDLNJ në Prizren. Sipas KMDLNJ-së në prizren,  Pas mesnatës së ditës së shtunë, përkatësisht në orët e para të së dielës, policia në Prizren, ka arrestuar rreth 10-të aktivistë të ‘Vetëvendosje’. Arbër Rexhaj, lider i kësaj Lëvizjeje në Prizren i ka thënë Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së se aktivistët që u arrestuan, po hiqnin flamujt e vendeve të tjera dhe atë të shtetit të Kosovës. Sipas njoftimeve të para nga Vetëvendosje, raportohet se nuk ka pasur dhunë me rastin e arrestimit, apo të lënduar. Në rrugët që qojnë në drejtim të qendrës së e qytetit të Prizrenit, shihet qartë se dominon flamuri kombëtar, pasi që aktivistët kanë hequr shumicën e flamujve. Sipas KMDLNJ,  aktivistët ndodhen ende në polici.