Argjentia – Brazil 4:3, loja e Messit (Video)
Super Lionel Andres Messi ka shkëlqyer në fitoren e Argjentinës 4-3 ndaj Brazilit. Ylli katalunas ishte njeriu kryesor i këtij takimi pasi realizoi tre nga katër golat e kombëtares së tij në këtë miqësore. Romulo hapi goleadën pas golit në minutën e 23,kurse pas tij nisi goleada e Messit pas dy golave të shpejt të tij në minutat 31 dhe 34. Pjesa e dytë nisi mirë për brazilianët që barazuan me Oscar dhe më pas nëpërmjet Hulk rikthyen epërsinë e tyre. Mirëpo Argjentina dëshironte fitoren dhe këtë e arriti pas golit të Fernandez dhe të Messit ,ku ky i fundit ishte i jashtëzakonshëm. Kur e dimë rivalitetin e kombëtareve atëherë dihet se nuk mungojnë kartonat e kuq që kësaj rradhe shkuan për Marcelon dhe Lavezzin.
http://www.youtube.com/watch?v=SJMPK5DLEXk&feature=player_embedded