Kalo te lënda

Stefanovic: Nikolic nuk duhet të bisedojë me Jahjagën

Kreu i ekipit serb në bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanovic ka kritikuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, se ai ësht ëi gatshëm të negociojë me Kosovën.

Sipas Stefanvic, nëse Nikolic do të ulej të bisedonte me Atifete Jahjagën, atëherë kjo do të thotë se Serbia “de facto” do ta njihte Kosovën.

“Nëse ulën dy kryetarë, qoftë dhe ai tjetri (Atifete Jahjaga) që për ne nuk është kryetar, kjo de facto është njohje e pavarësisë”, ka thënë Stefanovic, për B92.