Kalo te lënda

Sejdiu vizitoi degën e LDK-së në Gjakovë që nuk pranohet nga Mustafa

Gjakovë, 9 qershor  –  Ish – kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu I ka bërë thirrje lidershipit të kësaj partie që të organizohet  dhe të punojë më shumë, që kjo parti të zhvillohet. “Unë mendoj se lidershipi aktual e ka për borgj që të hulumtoj mënyrën  dhe rrugën të më  mirë  si të zhvillohet më mirë dhe më fuqishëm LDK-ja. Unë flas që duhet të punoj lidershipi I LDK-së shumë e shumë… ,që LDK-ja të jetë e fort”, ka thënë ndër të tjera Sejdiu të shtunën në Gjakovë. Këtë thirrje   ai e ka bërë me rastin e vizitës që ai e ka bërë  njërit krah të LDK-së në Gjakovë, që nuk njihet nga kryetari aktual Isa Mustafa.
“Mos pranimi i kësaj dege është çështje e veprimeve të tyre”, tha Sejdiu në këtë rast duke  shtuar se “bëhet fjalë për njerëz që janë të përkushtuar për LDK-në dhe që duan të  respektojnë mendimin e lirë”. Sejdiu tha se kjo degë e LDK-së është një degë që punon që ka kontributet e saja të jashtëzakonshme që prej  themelimit dhe njerëz që janë të përkushtuar  që të jenë besnik të veprimit në programin e LDK-së. Prandaj unë mbajë rrespekt për të gjithë anëtarësin  e LDK-së.