Obama: Urgjentisht të zgjidhet kriza në eurozonë
Presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se liderët europianë, duhet të kuptojnë se duhet vepruar menjëherë për zgjidhjen e krizës së eurozonës.
Obama në fjalimin e tij për eurozonën ka përmendur Spanjën dhe Greqinë, duke u dhënë mesazh liderëve europianë që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për krizen.