Kabineti i PDK-së për Prishtinën, peng i mosmarrëveshjeve
Gjatë muajit mars kryeministri Hashim Thaçi, i cili drejton PDK-në, e pati bërë publik planin e tij për të themeluar Kabinetin e Qeverisjes së Mirë për Prishtinën. Me të, pati thënë të ketë qëllim shpëtimin e kryeqytetit nga “krimi urbanistik” dhe ndërtimin e tij “sipas standardeve perëndimore”. Nuk pati përmendur ndonjë emër që mund të jetë pjesë e Kabinetit.
Organet drejtuese të PDK-së, pastaj, patën formalizuar këtë plan, duke e kthyer në vendim.
Deri tash nuk janë publikuar emrat e njerëzve që do ta drejtojnë Kabinetin. Burime jozyrtare kanë përmendur dy emra që mund të jenë kryesues të “Qeverisë në hije”: Blerand Stavilecin dhe Lirak Çelajn, shkruan Koha.
Burime, të kësaj gazet, brenda PDK-së kanë bërë të ditur të premten se konsolidimi i “Qeverisjes në hije” për Prishtinën ka mbetur peng i mosmarrëveshjeve qendër-degë.
Një zyrtar i PDK-së ka thënë se dega ka kërcënuar me rebelizëm nëse nuk përfillen disa propozime që ka dhënë më herët. /Indeksonline/