Isufi: Do të doja që deklarata e Kuçit, të dilte e vërtetë
Presidenti serb Tomislav Nikolic ka paralajmëruar vizitë në veriun e Kosovës. Me këtë rast të menjëherëshme kanë qenë reagimet e drejtuesve të institucioneve të Kosovës duke paralajmëruar arresitmin e tij nëse hynë pa leje.
“Nuk kemi dëshirë që të vihet deri të kjo pozitë me presidentin e Serbisë, mirëpo kushdo që e shkel ligjin është i barabartë”, ka theksuar zëvëndëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi.
Nga ana e tij, deputeti në Kuvendin e Kosovës, dhe njëherit nënkryetar I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se do të donte që deklaratat e Kuçit, të rezultonin të vërteta.
Sipas Isufit më mirë është të veprohet se sa të paralajmërohet.
“Do te doja qe deklarata e z.Kuqi te dilte e vërtetë. Por bazuar ne deklaratat pa mbulese, dhe me mosveprimet e mëhershme dyshoj se mund te ndodhë nje gjë e tillë. Ne veriun e Kosoves ku nuk ka ushtrim te kontrollit institucional dhe rrugëve alternative te cilat po i shfrytezon shteti agresor serb, Nikolici mund te bëj veprime sikur paraardhesit e tij. Më mirë është të mosparalajmërohet por të veprohet institucionalisht ne gjithë territorin e Republikes se Kosovës.”, ka thënë Isufi për Infosot.
Bisedimet me Serbinë, Kosovës i duhet platformë serioze
Ndëkraq sa i përket deklaratës së presidentit serb Niklic, rreth dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, se tash e tutje nuk do të ketë dialog teknik por vetëm vendimtar, Isufi ka vlerësuar se një gjë e tillë do të ndodhe vetëm pasi që populli serb t’i kërkojë falje popullit të Kosovës për të gjitha dëmet që i ka shaktuar.
“Sa i perket deklarates se Nikolicit rreth bisedimeve mes Serbise dhe Kosoves ato do duhej te ndodhnin vetem pasi shteti serb ti kerkonte falje popullit te Kosoves, ti kryente obligimet për dëmet që i ka shkaktuar gjatë luftës në Kosovë dhe pala e Kosovës do duhej të kishte platformë mbi te cilen do ti zhvillonte bisedimet serioze dhe jo te ndodhë si me marreveshjet qe krijuan mosmarrveshje.”, ka shtuar Isufi.