Kalo te lënda

Helmohen me sandviçë tetë nxënës, arrestohen dy persona

Drenas, 8 qershor – Tetë nxënës të shkollës fillore “Dëshmoret e Fortesës” të fshatit Vërboc në komunën e Drenasit janë helmuar nga ushqimi që e kanë blerë në një qoshk afër objektit shkollor, njofton korrespodenti i gazetës Koha Ditore.

Të helmuarit menjëherë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF të

Drenasit, kurse më pas pesë prej tyre janë dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë. Te nxënësit janë vërejtur shenja helmimi, me simptomat e shfaqura me vjellje, dhembje koke e barku. Mjekët kanë konstatuar se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e ngrënies së sandviçëve nga një qosk i ekspozuar temperaturave të larta.

Inspektriati sanitar ka mbyllur menjëherë lokalin, kurse policët kanë ka shëruar në lokalet e Policisë dy persona dhe ndaj tyre është hapur hetimi.

Sipas burimeve të gazetës KD, nxënësit kanë paguar një shumë simbolike prej 2 eurove për të marrë nga një sandviç gjatë një muaji. Shërbimi që iu është ofruar ka qenë i dobët, pasi që qoshku është hapur vetëm kur nxënësit kanë pasur pushim të gjatë mes orëve të mësimit. Ndaj pronarit të qoshkut janë marrë masa hetuesie.