Kalo te lënda

GJENEVË: Një delegacion nga Kosova po kerkon anëtarësimin e Kosovës në ILO

«Nga shumë me drejtues të ILO-s dhe ministra  e përfaqësues të delegacioneve tëq evrive të  ndryshme botërore kemi njoftuar mbi situatën aktuale në Kosovë, avancimin eprocesve pozitve, por edhe problemet, sidomos atë të papunësisë. Nga këto takime me bashkebiseduesit tanë të delegacioneve të shumta të vendeve botërore kemi hasur në mirëkuptim për bashkëpumim dhe gatishmërinë të investimeve të tyre në Kosovë, duke konsideruar vendin tonë si një shtet stabil dhe të sigurt…» ka deklaruar Ministri i MPS-së z.Nenad Rashiq 

 Një delegacion nga Kosova me ministrin Rashiq po ndjek punimet e ILO-s në Gjenevë

Gjenevë/UNO, 8 qershor

 

Sot ka filluar sesioni 101 i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) ku po marrin pjesë mbi 5000 delegatë të 185 vendeve anëtare të kësaj organizate botërore. Punimet e konferencës po i ndjek, pos një delegacioni shqiptarë nga Tirana  edhe një delegacion dhjetë anëtarësh nga Republika e Kosovës i prirë nga z.Nenad Rashiq, ministër i  Punës dhe Mirëqenies Sociale. Delegacioni nga Kosova  përbëhet nga :  Agim Shahini, kryetar i AKB-së, Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së, Dafina Mehaj (MPS), Fadil Rracaj (MPS), Lulzim Karaxha (MPS), Hafiz Leka (MPS), Palestina Cavolli (MPS) Tahir Shabani (shef i prortokolit) dhe Suad Berisha (AKB).

 

Punimet  e sesionit të sivjem i ka hapur drejtori aktual i ILO-s Juan Somavia i cili në Gjenevë kërkoi bashkëpunim të qeveriave botërore mes vedneve superfuqiv  dhe qverive rajonale për të mposhtuar problemet e papunësisë në planetin tonë.  Kurse, pas tij fjalën e ka marrur presidenti i Tunizisë  Mohamed Moncef Marzouk i cili para të pranishmëve deklaroi se « nuk ka demokraci të mirëfilltë pa drejtësi sociale.. »

 

Delegacioni nga Kosova gjatë qëndrimit të sotëm në Gjenevë kanë uruar sot  drejtorin  e ri të Organizatës Ndërkombëtare (OBP/ILO) me seli në Gjenevë,  britanikun Ryder Guy duke kerkuar nga ai për një qasje më dinamike rreth Kosovës dhe anëtarësimit të shpejtë saj në këtë organizatë.

«Nga shumë me drejtues të ILO-s dhe ministra  e përfaqësues të delegacioneve tëq evrive të  ndryshme botërore kemi njoftuar mbi situatën aktuale në Kosovë, avancimin eprocesve pozitve, por edhe problemet, sidomos atë të papunësisë. Nga këto takime me bashkebiseduesit tanë të delegacioneve të shumta të vendeve botërore kemi hasur në mirëkuptim për bashkëpumim dhe gatishmërinë të investimeve të tyre në Kosovë, duke konsideruar vendin tonë si një shtet stabil dhe të sigurt…» ka deklaruar Ministri i MPS-së z.Nenad Rashiq për agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë » .

Ngjajshëm  ka pohuar edhe z.Agim Shahini, kryetar i AKB-së për të cilin prania e Kosovës dhe AKB-së tashmë është bërë tradicionale në Gjenevë, sepse me vite të tëra Kosova ndjek sesionet  e ILO-s, me shpresë që shpejti edhe si anëtare  e kësaj organizate botërore », pohoi z.Shahini për agjncinë tonë duke shtuar se në Gjenevë, delgacioni nga Kosova kihste një sër takimesh  me përfaqësues të qeverive botërore si dhe organizat tjera joqeveritare ku po lobohet pro njohje të reja të  Kosovës.

 

Do shtuar se në orët  e paraditës delegacioni nga Kosova eshte pritur nga ambsadori shqiptarë në OKB z.Sejdi Qerimaj. Z.Agim Shahini , kryetar i AKB-së ka njoftuar ambasadorin shqiptarë z.Qermimaj në Kombët e Bashkuara në Gjenevë mbi situatën aktuale në Kosovë, sdomos atë të papunësisë dhe problemet socilae që pop ballafaqohet popullata jonë