Kalo te lënda

E rrëmbejnë dhe i grabisin 1.700 euro

 

Të enjten mbrëma në afërsi të ish-kinemasë së qytetit në Ferizaj, është rrëmbyer qytetari I.Sh. (44), derisa po numëronte një shumë parash. Para tij është ndalur një veturë, nga e cila kanë dalë dy persona dhe e kanë futur me forcë brenda.

Më pas vetura kishte lëvizur me shpejtësi dhe në lëvizje e sipër asaj i është bashkangjitur edhe personi i tretë.

“Viktima ka deklaruar se përmes një kaçavide është kërcënuar nga këta persona dhe ia kanë grabitur rreth 1.700 euro. Diku në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”, viktima është goditur me një mjet të fortë në kokë dhe është lënë në rrugë”, ka njoftuar Policia rajonale.

Pasi e kishte raportuar rastin, viktima është dërguar në Shërbimin e Urgjencës në Ferizaj, për ndihmë mjekësore. Njësitet përkatëse policore janë vënë në kërkim të personave të dyshuar.