Kalo te lënda

Policia: S’ka incidente ndëretnike në Kamenicë

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka hedhur poshtë pretendimet për tensione ndëretnike në Kamenicë, përkatësisht në shkollat e përziera entikisht.

Mediat serbe kanë raportuar se janë regjistruar disa incidente në këtë komunë mes nxënësve shqiptarë dhe serbë, duke i dhënë karakter ndëretnik rasteve në fjalë.

Por, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka hedhur poshtë pretendimet për incidente ndëretnike, duke thënë se ka ndodhur një incident i vogël mes nxënëseve të shkollës, siç mund të ndodhë edhe në secilën shkollë ku vijojnë mësimet vetëm nxënësit e një etnie.

Ai i tha Radios Evropa e Lirë, ka thënë se “Kamenica vazhdon të jetë shembull i bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbëve, dhe fakt për këtë janë edhe shkollat e përbashkëta”.