Kalo te lënda

Mezashi i Fahredin Gashit për Familjen Bllaca

Fahredin Gashi e Shpresim Uka kishin qenë tek Nazim Bllaca për ta uruar për lindjen e fëmijës së parë. Fatmir Xhelili e kishte trajtuar kur kishte pasur një sulm në kokë. Familja kishte marrë porosi nga Fahredin Gashi se nëse ai shkon në burg do të kishin probleme. I vëllai i Nazim Bllacës ishte fotografuar me shkorpionin e tij si 16 vjeçar. Një vëlla tjetër i tij gjendet në burg në Gjermani.

Ai tregoi edhe për sulmin në kokë dhe gjendjen shëndetësore që kishte pas Nazim Bllaca dhe se si ai kishte marrë shërimin për 2 ose 3 javë, dhe se trajtimin Nazimit ja kishte bërë Fatmir Xhelili. Osman Bllaca pranoi se Nazimi kishte qenë jashtë Kosovës për një kohë.
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë të enjten para kolegjit të gjykatësve u paraqitën i vëllai dhe babai i Nazim Bllacës, Osman e Idriz Bllaca.
Osman Bllaca i tregoi kolegjit se si në vitin 2007 nga një familjar i tij, Azem Bllaca, ai kishte marrë një porosi që duhej t’ja dërgonte Idriz Bllacës.
Porosia ishte nga Fahredin Gashi dhe në të thuhej “nëse unë shkoj në burg edhe ju do të keni probleme”. E këtë porosi Osman Bllaca e kishte marrë pas një dasme, ku kishte qenë ai dhe Azem Bllaca, duke u kthyer nga shtëpia.
Osman Bllaca tregoi edhe për armën shkorpion, me të cilën kishte dalë në fotografi kur i kishte pasur vetëm 16 vjet. Ai tha se atë e ka bërë për shkak se i ka pëlqyer dhe se ka qenë i ri, ndërsa armën e kishte marrë nga Nazim Bllaca. E koha e daljes në fotografi ishte viti 2001 – 2002.
Osmani nuk ishte i qartë se kush e kishte shitur apo ndërruar atë armë, vetëm se ai vet tha se nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ai vazhdoi të tregonte se si që nga ajo kohë nuk ka folur më me Azem Bllacën edhe pse kur as të mirë e as të keqe nuk ka pasur mes tyre.
Dëshmitari u pyet edhe për vëllain e tij, Naser Bllacën, për të cilin tha se është në burgjet e Gjermanisë. “Ai po flladitet diku në Gjermani, nuk e di për çfarë është në burg” tregoi ai.
Më tutje dëshmitari u zu ngushtë nga mbrojtja derisa po deklarohej për kontaktin e tij me Ramiz Ilazin, sipas dëshmitarit atë e njihte pasi që kishte blerë material ndërtimor tek ai disa herë. Ai shtoi se ndoshta armën e ka dërguar tek Ramiz Ilazin, Liman Bllaca, vëllai i Nazim Bllacës. Kjo ishte ndryshe nga ajo që kishte deklaruar Nazim Bllaca në seancat e kaluara. Nazim Bllaca kishte thënë se armën e ka ndërruar Osman Bllaca dhe se për këtë kishte edhe incizim të zërit.
Av. Haxhi Millaku e pyeti dëshmitarin se ku kishte qenë dje dhe me çka kishte ardhur sot në seancë. Osman Bllaca tregoi se “dje isha në Prishtinë për ta rregulluar një telefon me makinë me djalin e mixhës…sot jam ardhur me përcjelljen e EULEX-it”.
Avokati Millaku insistoi të dinte se çfarë ishte biseduar gjatë rrugës dhe a kishte diskutuar dëshmitari me dikë për dëshminë e tij. Orman Bllaca tha se “ata vetëm më pyetën a e din që po shkon në gjykatë, ndërsa dëshminë nuk e diskutova me askënd”.
Dëshmitari Osman Bllaca kolegjit i tregoi edhe për vizitën e parë që e kishin pas nga Fahredin Gashin dhe Shpresim Ukën, të cilët kishin shkuar për ta uruar për lindjen e fëmijës së parë të Nazim Bllacës.
Ai tregoi edhe për sulmin në kokë dhe gjendjen shëndetësore që kishte pas Nazim Bllaca dhe se si ai kishte marrë shërimin për 2 ose 3 javë, dhe se trajtimin Nazimit ja kishte bërë Fatmir Xhelili. Osman Bllaca pranoi se Nazimi kishte qenë jashtë Kosovës për një kohë.
Pas pushimit të drekës, në seancë u ftua Idriz Bllaca, i cili si dëshmitar ishte shumë i pa qartë dhe se shumë shpesh i u desh kryetarit të kolegjit që të ndërhynte dhe ti tërhiqte vërejtjen se si të sillej dhe si të përgjigjej në pyetje.
Idriz Bllaca dëshminë e tij e nisi me atë çfarë i kishte thënë në porosi Fahredin Gashi. “Nëse Nazimi nuk e mbyll gojën, e gjithë familja do të ketë pasoja”, tregoi dëshmitari.
Dëshmitari po ashtu ishte shumë kontradiktor, ai fillimisht tha se nuk e di nëse Nazim Bllaca ishte jashtë shtetit ndonjë herë. Ai po ashtu disa herë u ballafaqua me deklaratat e dhëna në polici dhe ato që deklaronte tani në seancë.
Seanca e radhës do të vazhdojë me datën 11 qershor me marrjen në pyetje të dëshmitarit Idriz Bllaca./Florent Spahija/