Kalo te lënda

“Jemi me Rugovën vallahi, po s’po guxojmë me tregu”

Një tjetër element që lidhet me dy të parët, mu ndërlidh te kapitulli “Ofshama ime”. Adnani e ka përshkruar bukur fillimin e këtij kapitulli të shkurtër. Por, sipas asaj që tashmë po dokumentohet e dihet, kjo ofshamë më shumë do të merret si një vazhdimësi e politikës Rugoviane për ti bërë edhe lisat për vete.

“Ibrahim Rugovën, nuk do të ngopemi së njohuri. Adem Jasharin përjetësisht do ta ndiejmë”, thotë ndër të tjera Merovci.

Nuk mund të ketë shqiptarë, jo vetëm në Kosovë, që të mund të kontestojë një thënie të tillë. E megjithatë, përsëritshëm, ashtu siç u shkrua historia jonë më parë, ashtu siç shumë ngjarje e njerëz, i lexuam (e sa mirë që nuk i mësuam ashtu), së mbrapshti (shkaku i komunizmit apo socializmit nuk është më rëndësi. Madje tash, po thuhet shkaku i njëfarë “interesit nacional”, sipas gjuhës qeveritare a parlamentare) ashtu Adnani, duke heshtur në mes rreshtash (prapë nuk është me rëndësi pse dhe si punon autocensurimi i tij) po hyn në publicistikë me paterica njerëzore, intelektuale dhe pse jo edhe profesionale…