Vetëvendosje: PDK po e ngulfatë Kaçanikun
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Kaçanik ka shprehur indinjatën për siç tha, “hipokrizinë e PDK-së që po akuzon subjektet tjera për thyerje të kodit të mirësjelljes”.
“Akuza është parashtruar nga një subjekt që ka pasur një Kryetar Komune si Xhabir Zharku i cili sot është dënuar me tre vjet burg, por për shkak të vonesave procedurale endet i lirë nëpër komunë duke bërë takime dhe tubime krah për krahu me kandidatin për Kryetar komune të këtij subjekti, Besim Ilazi. Njerëz të tillë e kanë mbajtur peng Komunën e Kaçanikut duke shantazhuar dhe duke zhvatur popullin, por tashmë Komuna jonë ka filluar ta ndiejë shumë afër lirinë”, vlerëson Vetëvendosje.
Vetëvendosje ka përmendur një sërë parregullësishë në komunën e Kaçanikut, siç është gjendja jo e mirë në arsim, ku sipas përfaqësuesve të VV-së, kjo i ka shtyrë mbi 1 mijë nxënës të shkollave të mesme në këtë komunë, që të nënshkruajnë një peticion për të drejtat e tyre, të cilin Vetëvendosje do ta përkrahë deri në fund. /Indeksonline/