Vendoset sot për raundin e tretë të votimit të presidentit
Parlamenti i Shqipërisë sot pritet të vendosë në seancën plenare të ditës së sotme, datën për zhvillimin e raundit të tretë të votimit për zgjedhjen e kreut të shtetit. Pritet që data e votimit të vendoset më 8 ose 11 qershor.
Dy raundet e para të votimit u mbyllën pa kandidatë. Mazhoranca ka shpallur vetëm kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, por nuk e ka propozuar atë zyrtarisht në seancë për votim. Ndërkohë që opozita deklaron se nuk do të propozojë asnjë kandidat për zgjedhjen e kreut të shtetit, por kërkon që mazhoranca të sjellë kandidatura konsensuale./infosot/