Kalo te lënda

Targat KS: Gënjen Stefanoviqi apo EULEX-i

 

Beograd, 7 qershor – Serbët e Kosovës prej disa ditësh janë të obliguar që në automjetet e tyre të bartin targat e Kosovës dhe këtë vendim të MPB-së së Kosovës e mbështet edhe EULEX-i.

Mirëpo, sipas shefit të ekipit negociator të Beogradit, Borisllav Stefanoviq, me marrëveshjen e arritur në dialogun në Bruksel nuk parashihet që serbët në veri të Kosovës të përdorin targat e shtetit që i takojnë, pra Kosovës, ka deklaruar për RTS Stefanoviqi. “Gjatë procesit negociator ne kemi bërë shumë qartë me dije se veriu i Kosovës, për arsye të specifikave të veta, nuk bën të bëjë pjesë në dispozitat e marrëveshjes dhe se ajo vlen vetëm për serbët në jug të lumit Ibër”, tha ai.

Mirëpo , EULEX-i njoftoi se rregullat e reja për targat e automjeteve vlejnë për të gjithë pronarët e automjeteve që janë qytetarë rezidentë të Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e vendit tonë. (koha)