Shqipëria në krizë? Ardian Fullani merr 45 mijë lekë në orë, ose 360 mijë lekë në ditë
Guvernatori i Shqipërisë, Ardian Fullani, do të jetë i pranishëm në Kuvend sot, për të diskutuar mbi punën e tij dhe të Bankës së Shqipërisë. I përfolur si kandidat për president, Fullani në fakt, sipas deputetit socialist, Erion Braçe, ka një pagë të llahtarshme, po të marrësh parasysh situatën kritike të ekonomisë shqiptare. Fullani përfiton 45 mijë lekë në orë, ose 360 mijë lekë në ditë.
“Adrian Fullani-aktualisht Guvernator i Bankës së Shqipërisë, por i përfolur e negociuar si “Kandidat për President”, do të jetë pas pak në Kuvend!
Diskutohet për Bankën e Shqipëriëe dhe punën e ti si Guvernator!
Guvernatori i BSH-së shpenzon këtë vit 13 milion dollarë për paga, dieta, honorare; veç tyre edhe 7 milion dollarë shpenzime administrative!!
Vetëm të ardhurat e tij vjetore si Guvernator arrijnë afër 100 milion lekë; d.mt.h 8 milon lekë në muaj, ose 360 mijë lekë në ditë pune, ose 45 mijë lekë në orë pune!!
Ky Guvernator nuk ka moral!
Kur janë ndalur e nuk paguhen faturat e të verbërve, para e tetraplegjikeve, faturat e investimeve të kryera, shpenzimet e BSH-së dhe Guvernatorit janë një skandal marramendës”, ka thënë deputeti socialist.