Ish i dashuri i Dafinës e bën Ledrin për spital
Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj e ka rrahur mirë Ledri Vulën gjatë natës së mbrëmshme saqë ky i fundit është detyruar që të shkoj në spital.Lajmin e ka konfirmuar televizioni KTV.
Mësohet se bashkë më të ka qenë edhe Getoar Selimi, lideri i Baba Records. Express ka tentuar që të flet me dikë nga familja Vulaj për këtë rast por kontakt më ta ka qenë i pamundur.
Ajo që dihet është se Krenari ishte shoqëruar me Ledrin gjatë kohës sa ishte bashkë me Dafinën, përderisa ata ishin prishur pas një udhëtimi të çiftit në Suedi ku Baba Recrods kishin ndërprerë një bashkëpunim me Daffyin.
Në të njëjtën kohë edhe Krenari i kishte dhënë fund lidhjes me Dafinën pas gati dy vitesh bashkëjetese. Pas kësaj, diku pas një muaji Ledri ishte lidhur me Dafinën por lidhja e tyre u bë publike disa muaj më vonë.