Gjykimi kundër shqiptarit që dogji flamurin maqedonas
Në Gjykatën e Strugës sot do të mbahet procesi gjyqësor kundër Mynir Ismailit, autorit të aktit të djegies së flamurit maqedonas para komunës së Strugës, raporton INA.
Mynir Ismaili nga fshati Shum i Strugës më datë 23 janar dogji flamurin maqedonas para ndërtesës së komunës së Strugës, në prani të shumë qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit.
47 vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale për veprën që nxit urrejtje ndërnacionale, ndërfetare dhe kundër simboleve.
Myniri ka deklaruar se e ka bërë këtë akt në afekt në shenjë mllefi, ofendimi dhe revolte, pas ngjarjeve që paraprinë me fyerjet dhe brohoritjet antishqiptare nëpër stadiume dhe palestra sporti në vend dhe jashtë vendit, përfshirë këtu edhe kampionatin evropian në hendboll, që mbahej në Serbi, ku brohoritjet e orkestruara antishqiptare arrinin kulmin dhe djegien e flamujve shqiptarë.