Kalo te lënda

EULEX-i ka arrestuar Slobodan Vuqiniq

EULEX-i ka konfirmuar se ka arrestuar një person në lidhje me vrasjen e Enver Zymberit.

Këtë për Indeksonline, e ka konfirmuar një zëdhënëse e misionit të EULEX-it.

Hetuesit e Task Forcës së EULEX-it në Mitrovicë e kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit e kërkuar në lidhje me vrasjen e policit të PK-së, Enver Zymberi.

Burime të Indeksonline, kanë bërë të ditur se i arrestuari është Slobodan Vuqiniq, i cili kur është arrestuar ishte me veturën, me të cilën edhe kishte shkuar për të vrarë policin Enver Zymberi.

Sipas burimeve, ai tani po mbahet në arrest nga Policia e EULEX-it.

“Arrestimi u bë sot në mëngjes në Mitrovicë. Ky person është njëri nga gjashtë personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet ndërkombëtare në tetor 2011”, thuhet në një komunikatë të EULEX-it.

I arrestuari, është njëri nga gjashtë personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare në tetor të vitit  2011./Indeksonline/