Kalo te lënda

E tmerrshme: Djalit ia nxori sytë!

Djaloshi pesëvjeçar, të cilit gjatë një rituali satanist ia kanë nxjerrë sytë, është liruar nga spitali, por mjekët thonë se ai nuk ka shanse t’i kthehet shikimi.

Policia njoftoi se janë arrestuar shtatë vetë, përfshirë prindërit e djalit, pasi në një ritual satanist, në lagjen e punëtorëve në Mexico City, ia nxorën kokërdhok e syve.

Roman Rosales, drejtori i spitalit në të cilin fëmija është pranuar, ka thënë se fëmija ende nuk e di se humbja e shikimit të tij do të jetë e përhershme.

“Pasi kemi vërtetuar se fistula është bllokuar dhe se nuk ka problem tjetër, kemi vendosur ta lirojmë Fenandin nga spitali. Gjatë qëndrimit të tij këtu ka marrë mbështetje të veçantë. Pasi kjo traumë ka ndodhur në një moshë të re, ai e di se nuk mund të shoh, por nuk është i vetëdijshëm për faktin se humbja e tij e shikimit është e përhershme. Kjo kërkon terapi të vazhdueshme”, tha Rosales.

Pavarësisht parashikimeve të këqija për shikimin e tij, djaloshi nuk ka komplikime tjera fizike.

“Do t’i vendosim sy artificialë për të shmangur deformimet në fytyrë”, shton mjeku.

Djali, i identifikuar vetëm si Fernando, ka qëndruar 12 ditë në spital. Policia beson se nëna ia nxori sytë me duar, meqë fëmija refuzonte t’i mbyllte gjatë ritualit. /Telegrafi/