Kalo te lënda

Dyshimet e UNMIK-ut për burgun e UÇK-së në Krojmir

Sipas UNMIK-ut, burgu i Krojmirit ekzistonte. Indeksonline posedon foto dhe fakte të tjera në lidhje me këtë burg, të cilat i ka siguruar nga burimet brenda policisë së UNMIK-ut.

Aty ishte i burgosur edhe Faruk Gashi, ish-komandant i UÇK-së dhe biznesmen shumë i fuqishëm i pasluftës.

Faruk Gashi, ishte njeri i SHIK-ut, i futur në listat e skuadrës së vrasjeve të kësaj agjencie, nga i vetëshpalluri agjent i SHIK-ut, Nazim Bllaca.

Faruk Gashi, tani është i dënuar me 18 vjet burg.

Gjatë luftës, ai menjëherë pasi kishte dalë nga burgu i UÇK-së, kishte filluar të arrestonte persona të tjerë.

Indeksonline ka siguruar deklaratën e një dëshmitari dhënë për policinë e UNMIK-ut, të cilit Faruk Gashi, ia kishte arrestuar vëllanë.

Shefli Zymeri, nga fshati Godanc i Epërm, në Shtime, ka dëshmuar për ditën e kidnapimit të vëllait të tij nga Faruk Gashi, i cili në atë kohë ishte veshur siç rrëfen ai me rroba të UÇK-së dhe i armatosur.

Në deklaratën që e ka siguruar Indeksonline, Shefliu thotë se Faruk Gashi ka qenë shok më vëllanë e tij, Shqyriun dhe thotë se nuk e di arsyen se pse Faruk Gashi ia kishte rrëmbyer vëllanë./Indeksonline/

 

(Më poshtë lexoni të plotë deklaratën e Shyfli Zymerit, dhënë për policinë e UNMIK-ut)