Kalo te lënda

Bastiset shtëpia e Dragan Spasicit në Prilluzhë

Pjesëtarët e Policisë Speciale të Kosovës, hetuesit e EUEX-it, të doganës dhe administratës tatimore po bastisin shtëpinë e Dragan Spasicit në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë, i banuar vetëm me serbë.

Aksioni i bastisjes po zgjat që nga ora gjashtë e mëngjesit, ndërsa sipas burimeve jozyrtare thuhet se po kërkohen armë, transmeton Qik njoftimin e mediave serbe.

Shtëpia e Spasicit është bllokuar, ndërsa pjesëtarët e policisë speciale ROSU po sigurojnë aksionin dhe po kontrollojnë kalimin e banorëve të fshatit.

Dragan Spasic është prodhues i pijeve joalkoolike. Për momentin nuk ka të arrestuar. /Telegrafi/