Prandelli: Jam kurioz të dije se në çfarë niveli është ekipi
Trajneri italian i kombëtares Azzure, Cesare Prandelli është kurioz të dije se në çfar niveli është ekipi i tij, përkundër lëndimeve që i ka pasur.
“Për të qenë i sinqertë unë jam vërtet kurioz për të parë nëse jemi mjaft të mirë për të bërë diçka në këtë turnir. Kulaifikimi në Euro ishe objektivi ynë, ndërsa mënyra se si ne arritëm këtë na bënë të lumtur. Edhe atëher kemi pasur probleme me lëndime të çuditshme dhe kjo të lë të mendosh për atë që do të arrijmë’’ tha Prandelli.