Kalo te lënda

Shpërthim në veri

 

 

Mbrëmë, një orë pas mesnatës, në rrugën kryesore në veri të Mitrovicës ka ndodhur një shpërthim, i cili ka thyer xhamat e dritareve të një banese.

Në bazë të raporteve të para policore mësohet se mjeti shpërthyes, me efekt të lart detonues, por pa aftësi shkatërruese, është aktivizuar nga persona ende të panjohur dhe nën rrethana ende të pasqaruara në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës.

Sipas komunikatës së lëshuar nga policia, ekzaminimi i vendit të ngjarjes është proceduar nga njësitë përkatëse hetimore të stacionit veri dhe teknikëve të kriminalistikës, të cilët kanë gjetur pjesët e mbetura të mjetit shpërthyes piroteknik.

Rasti është regjistruar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm