Pse heshtet vrasja mizore e Enver Malokut!
Libri i Adnan Merovcit, “Në hap me Rugovën” edhe si paralajmërim, nxiti aq shumë kureshtje lexuesish jo vetëm në Kosovë, por në gjithë hapësirën shqiptare, e veçanërisht te ata që kanë punuar e vepruar përgjatë gjithë periudhës për të cilën shkruan Merovci. Kjo për faktin se Presidenti Rugova ishte dhe mbetet tejdimensional për të gjithë shqiptarët….
Fati i librit sikur edhe i fjalës shqip për shqiptarët e Kosovës (të cilëve BE ua mohon aq padrejtësisht), ka një tjetër rrugë, atë të lirisë së lëvizjes. ….
Nuk ngopesh vërtetë së lexuari për Rugovën. Adnani ka pasur të drejtë, ai në fakt ka shkruar një libër të mirë për njeriun INSTITUCION!
E gjithnjë pyetja, a thua kush dhe si u gjend para, gjatë dhe pastaj rrugëtimit me “Mbretin e pakurorëzuar”?! Kush përfitoi nga të qenit me ose afër Rugovës, në mos më së shumti ata që kurrë nuk e kuptuan filozofinë njerëzore e intelektuale, kombëtare e demokratike dhe kreativitetin veprues të një “Doktori të fjalës”!? Te libri i Adnanit, shquhen me “bold” shumë “RUGOVIZËM” dhe padashtas, në fund të librit, vjen pyetja a thua çka krejt ka mbajtur në mend apo mësuar Adnan Merovci, nga Presidenti, gjatë një dekade?! Apo, kujt ia përcjell edhe si mesazh RUGOVIZMIN, ai me librin që padyshim thotë diçka, por jo për ata që e njohën UNIN e quajtur IBRAHIM RUGOVA?!