Kalo te lënda

Merimanga e “panjohur” shfaqet ne Indi

Të paktën 10 persona janë pickuar nga një merimange “ende e panjohur”, e stërmadhe dhe tepër agresive ndaj njerëzve. Dy prej tyre kanë gjetur vdekjen, ndërsa të tjerët janë në gjendje të rëndë.  “Instekti i panjohur” u shfaq në një fshat të Indisë Lindore. Me përmasat e një bretkose, merimanga misterioze nuk ishte parë ndonjëherë nga banorët e zonës.

Për këtë autoritetet lokale vendosën dërgimin e një grupi ekspertësh për identifikimin e saj. Pas kapjes së ekzemplarëve të parë, edhe ekspertët janë në mëdyshje duke mos arritur në përfundim të saktë mbi llojin e merimangës.

Lloji në fjalë ka tërhequr vëmendjen e biologëve të njohur botërorë, disa prej të cilëve kanë nxituar të deklarojnë se bëhet fjalë për një specie të re në zinxhirin ushqimor.

Autoritetet e Indisë kanë izoluar e i kanë hapur “luftë” llojit të kësaj merimange.