Eprorë të FSK-së trajnohen nga amerikanë në Gjermani
Një kontingjent i nënoficerëve nga të gjitha njësitet e FSK-së është nisur për një trajnim tre javor në Qendrën e Trajnimeve Ndërkombëtare të Ushtrisë Amerikane në Gjermani.
Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka uruar ushtarakët për trajnimin, duke u kërkuar atyre që t’i përkushtohen dhe të kthehen për t’i ndihmuar FSK-në e Kosovën me njohuritë e marra.
“Qendra e trajnimit ku do të shkolloheni ju, është njëra prej më të njohurave, ku janë edukuar ushtarakët e të gjitha vendeve anëtare të NATO-së. Edhe ne po aspirojmë që një ditë të bëhemi anëtar të Aleancës”, ka thënë Çeku.
