Kalo te lënda

Breiviku dënohet, gjykatësi luan (Video)

Anders Behring Breiviku ka vrarë gjatë sulmit të tij dyfishtë të korrikut të kaluar 77 persona, mes të cilëve shumë të mitur. Por, gjyqi i tij nuk ishte mjaft interesant për një nga gjyqtarët e panelit para të cilit përbindëshi mbrohet.

Gjykatësi Ernst Henning Eielsen u kap nga kamera tek luante “soliter”. Kjo ndodhi në kohën kur dëshminë e jepte një profesor i njohur suedez.

Këtë skenë e ka publikuar gazeta “Verdens Gang” dhe të gjithë portalet tjerë të Suedisë.

Gjyqtari nuk e mohoi se gjatë seancave të ekspertëve ka luajtur, por mohon se nuk ka dëgjuar me kujdes!

“Gjyqtarët dëgjojnë me kujdes gjithçka që flitet dhe që prezantohet në gjyq”, ka thënë për AFP zëdhënësja e Gjykatës së Oslos, Irene ramm. “Por, ka mënyra të ndryshme për ta ruajtur përqendrimin”.