Kalo te lënda

Rezolutë në Kongres për çështjen shqiptare në Maqedoni

Lidhja Qytetare Shqiptaro – Amerikane dhe shoqatat e tjera brenda këtij muaji do ti dorëzojnë Kongresit Amerikan një Rezolutë për çështjen shqiptare në Maqedoni.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve INA, e cila mëson se Rezoluta e titulluar “çështja e pazgjidhur shqiptare në Maqedoni” do të dorëzohet nga ish-kongresisti Joe DioGuardi dhe veprimtarët e shoqatave dhe komuniteteve shqiptaro – amerikane nga disa shtete.

Rezoluta e hartuar i është dorëzuar edhe personaliteteve të njohura amerikane, që kanë mbajtur pozita të larta në administratën amerikane.

“Ky aktivitet politik përkoh edhe me aleancën e re politike ndërshqiptare të promovuar ditëve të fundit në Maqedoni, për një bllok politik midis forcave politike shqiptare kundër politikave diskriminuese institucionale në Maqedoni”, theksuan nga LQSHA dhe shoqatat e tjera shqiptaro – amerikane. (INA)