Kalo te lënda

De Maiziere: Në Kosovë ka dritë dhe errësirë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere, tha gjatë se situata në Kosovë nuk ka ndryshuar nga vizita e tij e fundit, në vitin e kaluar.

Ai tha se shpërthimi i fundit i dhunës në veri, ku janë lënduar dy ushtarë të Bundesverit, është rast që krijon shqetësime.

Dy ushtarë gjermanë në KFOR-it u plagosën të premten e kaluar nga qytetarët serbë në veri të Kosovës, pasi paqeruajtësit nisën të largojnë barrikadën në afërsi të fshatit Rudarë.

Ata janë plagosur në shpatulla dhe veshë, gjë që tregon se të shtënat ishin të rrezikshme, tha de Maiziere duke paralajmëruar se tërë kjo ka mundur të ketë rezultat tjetër.

Ministri i Mbrojtjes tha, siç transmetojnë mediat gjermane, se në Kosovë ka edhe zhvillime pozitive, duke marrë si shembull marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve që është arritur në Bruksel përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai vlerëson se në Kosovë ka “dritë dhe errësirë” dhe se reduktimi i planifikuar i ushtarëve në Kosovë nuk është i mundshëm gjatë këtij viti.

“KFOR-it dhe ushtarët gjermanë nuk mund të zgjidhin problemin politik”, tha ministri gjerman, duke shtuar se problemi duhet të zgjidhet në aspektin politik dhe se Bashkimi Evropian duhet të ketë rol aktiv, ndërsa tek palët të ekzistojë gatishmëria politike për përparim.

Ai ka thënë se gjatë vizitës së tij do të punojë në këtë drejtim.

Media gjermane rikujtojnë se në Kosovë janë afro 900 ushtarë të Bundesverit dhe se ky është kontingjenti më i madh i 5700 ushtarëve nga 29 shtete.

Bundestagu para ca ditës, me shumicën e deputetëve, ka shtyrë mandatin e Bundesverit në Kosovë edhe për një vit, me limitin e lartë prej 1850 trupash.

Pas misionit në Afganistan, angazhimi në Kosovë është