Kalo te lënda

Ivanovic: Heqja e barrikadave përshpejton dialogun për veriun

I ashtuquajturi Sekretar shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, ka thënë se aksioni i fundit për heqjen e barrikadave vetëm ka përshpejtuar fillimin e dialogut politik për veriun. Ai ka vlerësuar se tashmë secila palë duhet që sa më shpejt të përgatitet për këtë dialog.

Hapjen e Zyrës Administrative në veri të Kosovës, Ivanovic e ka cilësuar si “provokim që mund të prodhojë incidente”.

Ivanovic për “Tribuna Shqiptare” ka thënë se krerët ilegalë nuk mund të shkojnë shumë larg duke kundërshtuar veprimet e Qeverisë së Serbisë për krijimin e Këshillave të Përkohshëm.

Ndërkohë, Ivanovic ka sqaruar se nuk e ka akuzuar direkt Xhezair Shaqirin se ka kryer sulmin ndaj xhandarëve serbë në Dobrosin. /Telegrafi/