Kalo te lënda

Fshihet John Travolta

John Travolta, aktori i famshem Hollywoodian, i cili është paditur nga katër masazhistë për ngacmim seksual, thuhet se është fshehur në Bahama, raportojnë mediet amerikane. Ylli amerikan vazhdon të mohojë se ka ngacmuar seksualisht masazhistët në çfarëdo mënyre.

I përballur me akuzat për ngacmim seksual, John Travolta u tërhoq në shtëpinë familjare në Bahama, në shoqërimin e bashkëshortes së tij, Kelly Preston dhe të fëmijëve, Ella dhe Benjamin, shkruan “E! Online”.

Më parë gjatë javës së kaluar familja ishte parë në Floridë, ku vizitoi Qendrën Scientologjike. Sipas dëshmitarëve, Travolta ishte në humor të mirë dhe nuk dukej i shqetësuar.

Revista “National Enquirer”, njoftoi se Kelly Preston ka vendosur ta braktisë bashkëshortin e saj pasi kishte mësuar për akuzat e masazhistëve dhe pa fotot e vitit 1997, në të cilin Travolta kishte pozuar në veshje të femrave.