Kalo te lënda

Enver Sekiraqa shëtitet në Bërrnicë

 

Enver Sekiraqa po shëtitet në Kosovë. Burime të Indeksonline kanë bërë me dije se ai sot në orët e mesditës është parë në Bërrnicë i shoqëruar nga Ilir Abdullahu dhe një person tjetër.

Ata po shëtisnin me një Golf 6, ngjyrë e zezë, por nuk shpëtuan pa u vërejtur nga qytetarët të cilët edhe i denoncuan në polici.

Sipas këtyre burimeve Policia në vendin e ngjarjes ka dërguar njësitet elite për të kapur Sekiraqen por të njëjtit kanë dështuar që ta bëjnë këtë. Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës por Zyra për Informim e këtij institucioni nuk ka ofruar ndonjë informatë lidhur me këtë rast.

Enver Sekiraqa ka fletëarrest ndërkombëtar si i dyshuar për vrasjen e policit Triumf Riza. Në këtë rast i akuzuar është edhe personi i cili e ka shoqëruar sot Sekiraqën në Bërrnicëi, Ilir Abdullahu i njohur si “Liza”. /Indeksonline/