Trajkovic: S’ka kthim të ushtrisë serbe në Kosovë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic, beson se të gjithë në Serbi janë të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës në Kosovë dhe nuk pret mesazhe konfuze nga Beogradi, por konsensus të kryetarit dhe kryeministrit të Serbisë. Ajo ka thënë, se tashmë të gjithë në Serbi e dinë se kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë, është i pamundur.
“Pres që të gjithë bashkërisht të shfrytëzojmë momentin, i cili nënkupton hartim të strategjisë për mbetje të serbëve në Kosovë. Mirë do të ishte sikur ne të gjithë bashkërisht do ta hartonimstrategjinë, e cila do të mundësonte stabilizim të veriut të Kosovës dhe zvogëlim të forcave të NATO-s”, citohet të ketë thënë Trajkovic për mediet serbe.
Ajo ka thënë se ka informacione se këto ditë në Prishtinë ka qëndruar “kreu i NATO-s” dhe se ky ka qenë rasti për marrëveshje dhe strategji të rregullimit të veriut të Kosovës.
“Ata do të kërkojnë zgjidhjen e tyre, e nëse ne nuk kemi kundërpërgjigje, kjo do të na godas në kokë. Llogaris që kryetari dhe kryeministri do të kenë konsensus për të gjithë çështjet pasi e dinë që kthimi i ushtrisë serbë në Kosovë është i pamundur, përveç nëse ajo bëhet pjesë e NATO-s”, ka thënë Trajkovic. /Telegrafi/