Përfundon misioni i EULEX-it
Qeveria e Kosovës propozim për largimin e EULEX-it
Pikërisht në kohën kur po diskutohet përmbyllja e Zyrës së ICO’s, e cila ka mbikëqyrur përmbushjen e Pakos së Ahtisaarit, Qeveria e Kosovës propozon largimin e EULEX’it. Propozimin për largimin e Misionit për Sundimin e Ligjit e ka përpunuar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi para evropianëve, duke kërkuar që ky mision të përmbyllë mandatin efektivisht në fund të vitit 2015. Këtë kërkesë Kuçi e ka bërë të mërkurën në Bruksel, ku ka shpalosur një strategji dhe fazat që çojnë në përmbylljen dhe largimin e këtij misioni nga Kosova. Kjo ka ndodhur po ashtu në kohën kur Brukseli ka vendosur ta ristrukturojë EULEX’in, siç thonë zyrtarët evropianë, me qëllim të funksionimit më të mirë.